Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurst në Britaninë e Madhe.
Muçiqi ka përfunduar me sukses programin 1-vjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj me ç’rast u diplomoi në prezencë të Mbretit Charles III.
Mes tjerash, oficeri në ardhje mori urime edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës.
“Urime togerit Mendim Muçiqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj – një përvojë intensive, sa kërkuese fizikisht aq edhe sfiduese nga ana akademike. Ne ishim të nderuar të shihnim togerin Muçiqi të gradohej para mbretit Charles III në Paradën e 200-të të Sovranit, së bashku me Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës”.
Ambasada britanike bën të ditur se do të vazhdojnë të mbështesin FSK-në dhe edukimin e oficerëve të rinj të saj.
“Si aleat të Kosovës, ne do të vazhdojmë të mbështesim Forcat e Armatosura të saj dhe të ndihmojmë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet tona ushtarake më prestigjioze. Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar më shumë se 25 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sandhurst dhe angazhimi ynë për të edukuar një gjeneratë të re të FSK-së është i palëkundur”, thuhet në reagim e ambasadës