Ushtarë shqiptarë marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s në Letoni

Ushtarë shqiptarë marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s në Letoni

Ushtarë të Forcave të Armatosura kanë qenë në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se efektivët e kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura morën pjesë në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumkombëshe të NATO-s.

Ushtarët patën detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave.

“Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkroi Rama.

Related Articles