Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë të KFOR-it punojnë bashkë në mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk

Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë të KFOR-it punojnë bashkë në mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk

Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it u bënë bashkë me ushtarët e aviacionit shqiptar për mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.

“Të dy kombet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në helikopterë”, tha misioni i NATO-s në Kosovë.

Këto përpjekje, tha KFOR,  janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Related Articles