Ushtarët amerikanë në veri, patrullojnë vijën kufitare me Serbinë

Ushtarët amerikanë në veri, patrullojnë vijën kufitare me Serbinë

KFOR ka njoftuar se sot ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime rutinë përgjatë vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative”.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Gazeta Enigma/

Related Articles