Ushtarët e FSK-së shpërndajnë pakot e dhuruara nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë

Ushtarët e FSK-së shpërndajnë pakot e dhuruara nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë

Forca e Sigurisë së Kosovës tregon mbështetjen e qytetarëve në mënyra të ndryshme.

Këtë herë FSK-ja ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.

Ky donacion është dhuruar nga Ushtria Amerikane.

Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Pakot u shpërndanë në disa komuna të vendit si në Mitrovicë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Dragash dhe Graçanicë./jepizë

Postimi i plotë i Mehajt:

Si çdoherë, ushtarakët tanë së bashku me ushtrinë aleate amerikane në mbështetje të qytetarëve të vendit pa dallim.

Këtë radhë, ushtarakët e Kompanisë për Operacione Civile, kanë shpërndarë donacionit me pako ushqimore dhe higjienike të dhuruar nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë.

Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

/Gazeta Enigma/

Related Articles