Ushtarët e KFOR-it vijojnë stërvitjet me helikopter

Ushtarët e KFOR-it vijojnë stërvitjet me helikopter

Ushtarët e SHBA-së dhe Letonisë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, së fundmi u bashkuan për stërvitjen e operacioneve të ngarkesës me hobe ditën dhe natën.

Siç njofton KFOR, “Kryerja e trajnimit me ngarkesa me hobe i lejon trupat e KFOR-it të qëndrojnë të përgatitura për të qenë në gjendje të transportojnë automjete ose furnizime me anë të litarëve të lidhur me helikopterët me krahë rrotullues në një moment”.

Sipas misionit të NATO-s në Kosovë, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm, për të qëndruar i përgatitur për çdo skenar dhe për të mbështetur vazhdimisht të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi. /Gazeta Enigma

Related Articles