“Ushtarët e Koresë së Veriut në Ukrainë, hapi i parë drejt luftës botërore”

“Ushtarët e Koresë së Veriut në Ukrainë, hapi i parë drejt luftës botërore”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi për “hapin e parë drejt luftës botërore”, pasi tha se ushtarë të Koresë së Veriut kanë hyrë në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.

Zelensky tha se shërbimet e inteligjencës së vendit kanë gjetur prova që sugjerojnë se rreth 10,000 ushtarë koreano-verior po trajnohen për t’u bashkuar me forcat ruse në Ukrainë.

“Këtu shohim hapin e parë drejt luftës botërore”, tha Zelensky gjatë një samiti njëditor të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Ukraina ka paralajmëruar më parë për partneritetin e rrezikshëm midis Rusisë dhe Iranit, me trupat e Moskës që përdorin dronët Kamikazë në fushën e betejës. Por, dërgimi i ushtarëve të huaj në vijën e parë është një tjetër shenjë e përshkallëzimit”, tha Zelensky.

“Kjo nuk ka të bëjë më vetëm me transferimin e armëve. Në fakt ka të bëjë me dërgimin e njerëzve nga Koreja e Veriut në forcat ushtarake okupuese”.

Related Articles