Ushtarët gjermanë në Kosovë stërviten për neutralizimin e dronëve

Ushtarët gjermanë në Kosovë stërviten për neutralizimin e dronëve

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale – Lindje kanë zhvilluar së fundmi një trajnim të posaçëm me qëllim forcimin e kapaciteteve për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve – një aftësi gjithnjë e më e domosdoshme në skenarin e sigurisë së sotme.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se ushtrimi është fokusuar kryesisht në përdorimin e sistemit WINGMAN, për identifikimin e dronëve dhe gjurmimin e operatorëve të tyre, si dhe në përdorimin e pajisjes HP-47, për interceptimin dhe çaktivizimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Sipas komunikatës, këto ushtrime rrisin aftësitë teknike individuale të ushtarëve, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit, punës në ekip dhe përshtatshmërisë në përballjen me kërcënimet e reja ajrore.

“Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke forcuar kapacitetin e tij për t’u përballur me sfidat gjithnjë e më të mëdha të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Related Articles