Ushtarët hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike i KFOR-it, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje për kontrollin e turmave dhe përballimin e trazirave, me qëllim që të mbajnë gatishmërinë e lartë operacionale.
Stërvitja u realizua në bashkëpunim me Njësinë e Mbështetjes së Lëvizshmërisë, për të siguruar lëvizjen e shpejtë të forcave.
Një pjesë e rëndësishme e stërvitjes ishte menaxhimi i pajisjeve shpërthyese, për t’u përgatitur për kërcënimet nga zjarri dhe për të reaguar me qetësi dhe efikasitet.
“Ushtrimi synon përgatitjen e ushtarëve për situata të tilla dhe ruajtjen e kontrollit të plotë në çdo moment”, thuhet nw njw njoftim tw KFOR-it nw Facebook.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”