Ishin orët e para të mëngjesit të së premtes kur banorët në Kherson raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në urën Antonivka.
Gazetari rus i luftës Sasha Kots postoi një video në mediat sociale përballë një pjese të shkatërruar të urës, në të cilën ai tha se “Nuk ka asnjë nga trupat tona në anën tjetër të lumit. Duket sikur armiku nuk ka arritur ende te ura nga ana tjetër”.
Në një video tjetër që qarkullon në rrjetet sociale duket se tregon trupat ruse duke kaluar lumin Dnipro në një urë ponton (lundruese) poshtë urës Antonivka.