Ushtarët turq nga Batalioni i FRO-së të KFOR-it, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore në kufij e në mbarë Kosovën.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtarët zhvilluan patrulla me qëllim sigurimin e një prezence të dukshme dhe siguruese në terren, duke rritur ndërgjegjësimin situativ.
“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
