Togeri Chris L’Heureux ishte pjesë e kontigjentit amerikan në Kosovë gjatë vitit 1999.
Në një intervistë për “Modern War Institute” ka rrëfyer për angazhimin e tij në Kosovë dhe për momentin gjatë të cilit gati sa nuk pati përplasje të armatosur me forcat ruse të vendosura në Kosovë.
Ai ka treguar se forcat amerikane ishin të vendosura në Kampion Monteith që pas përfundimit të luftës qe ngritur mes Gjilanit dhe Kamenicës. Ai ka treguar se rusët ishin vendosur në pjesën e banuar me serbë në lindje të Kosovës.
“Rusët [ushtarët] shoqëronin fëmijët serbë në shkollën, e cila ishte në zonën tonë. Ata i dërgonin në shkollë dhe i kthenin pasdite”, ka thënë togeri L’Heureux.
“Një zotëri i moshuar dhe i dehur erdhi në postbllokun tonë dhe kjo ndodhte aq shpesh sepse kërkonin ndihmë mjekësore sepse ne kishim pajisje dhe u shfaq ai i rrahur. Ai tregoi një ngjarje bizare se rusët e kishin rrahur. Ne thamë: ‘prit pak, kjo nuk ka kuptim. Nuk ka rusë këtu. Çfarë po flet? Rusët janë larg’. Por atë ditë nuk kishim ide se rusët po shoqëronin fëmijët në shkollën në zonën tonë”, ka treguar L’Heureux.
“E raportuam rastin në zinxhirin tonë komandues dhe u thamë se ndoshta duhet ta hetojmë, por zotëria nuk është fort i besueshëm. Por ky ishte vlerësimi që e bëra atë kohë dhe thamë se duhet të vazhdojmë”, ka shtuar togeri amerikan.
Ai ka rrëfyer se pak ditë pas ankesës së të moshuarit, ushtrisë amerikane i ishte thënë se këta rusë sapo kishin dhunuar një grua.
“U nisëm me automjetet tona në këtë qytet që të shohim se çfarë po ndodhte. Shkuam aty dhe në fakt gjetëm katër ushtarë rusë në njëfarë kafeneje dhe po pinin raki. Nisëm tu flisnim dhe pronari i kafenesë kap njërin prej nesh dhe na thotë se këta ushtarë rusë e kishin sulmuar seksualisht një grua, por pak më vonë thotë se nuk e dhunuan sepse kishte ikur”, ka treguar togeri L’Heureux.
“Ishim të hutuar dhe e raportuam rastin. Dhe shefi më tha se duhet t’i mbaja ushtarët rusë aty. Ai më tha që t’i vonoja pak. Unë u thash ushtarëve se duhet t’i mbajmë pak këtu derisa shefat të merrnin vendim se çfarë do të bënin. Ata ishin duke menduar nëse do ta dërgonin policinë ushtarake”, ka rrëfyer ai.
Togeri ka thënë se sulmi lidhej edhe me ankesën e të moshuarit pak ditë më parë.
“Disa ushtarë që e kishin rrahur atë ishin aty [në kafene] dhe disa jo”, ka treguar togeri amerikan.
Ai i kishte mbajtur ushtarët rusë për 45 minuta, por nuk ka mundur t’i mbante më tepër për shkak se fillimisht kishte marrë urdhrat që të mos përdorte forcën ndaj tyre.
“Pasi [ushtarët rusë] u larguan, unë komunikova me bazën dhe ata më thanë se duhet t’i mbash aty dhe je i autorizuar që të përdorësh forcën”, ka shtuar ai.
“Pas dhjetë minutash ka ardhur policia ushtarake dhe donte t’i arrestonte ushtarët për sulmin