Ushtria e Shqipërisë gjatë këtij viti do pajiset me dy helikopterë ushtarakë “Black Hawk”, si rezultat i partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këta helikopterë pritet të arrijnë në shtator të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se në të njëjtin muaj do të krijohet Qendra Operacionale e Mbrojtjes Kibernetike.
Shqipëria do të jetë edhe nikoqire e stërvitjes “Defender Europe 2023”, ka njoftuar Peleshi.