Ushtria holandeze hap zjarr mbi dronët që fluturuan mbi bazën ajrore

Ushtria holandeze hap zjarr mbi dronët që fluturuan mbi bazën ajrore

Ushtria e Holandës ka njoftuar se ka hapur zjarr mbi disa dronë që fluturuan mbi bazën ajrore Volkel, në juglindje të vendit, mbrëmjen e kaluar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, personeli i sigurisë në bazën ajrore, afër kufirit me Gjermaninë, ka identifikuar dronët midis orës 19:00 dhe 21:00.

“Personeli i forcave ajrore përdori armë për të rrëzuar dronët. Ata u larguan dhe nuk u gjetën,” thuhet në njoftimin e ushtrisë. Për ngjarjen është hapur një hetim.

Related Articles