Ushtria izraelite ka depërtuar sot deri në ndërtesën e Kuvendit të Gazës, ndërsa Hamasi humbi kontrollin e qytetit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.
“Nuk ka forca të Hamasit në gjendje të ndalojnë IDF-në. IDF po përparon në çdo pikë. Organizata Hamas ka humbur kontrollin mbi Gazën. Terroristët po ikin në jug. Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit. Ata nuk kanë besim te qeveria,” tha ministri izraelit.