Ushtria izraelite thotë se ka kryer më shumë se 400 sulme në Siri

Ushtria izraelite thotë se ka kryer më shumë se 400 sulme në Siri

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka goditur shumicën e rezervave të armëve strategjike në Siri.

Kjo ushtri ka pretenduar se në dy ditët e fundit ka kryer rreth 480 sulme atje.

Forca Ajrore izraelite ka kryer rreth 350 sulme me avionë që kanë pasur cak raketa, dronë, avionë luftarakë, tanke, zona të prodhimit të armëve e të tjera në Damask, Homs, Tartus, Latakia dhe Palmyra, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Gjithashtu, ka kryer 130 sulme ajrore të tjera gjatë operacioneve tokësore në depot e armëve, strukturat ushtarake e të tjera.

Ushtria ka shtuar se janë goditur edhe dy objekte detare siriane ku ishin ankoruar 15 anije, raportoi CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Njëashtu, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka theksuar se Izraeli ka shkatërruar flotën detare të Sirisë. /Gazeta Enigma

Related Articles