Ushtria izraelite thotë se me gjasë e ka vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Ushtria izraelite thotë se me gjasë e ka vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Ushtria izraelite tha se një aktiviste amerikane, e cila u vra në Bregun e pushtuar Perëndimor javën e kaluar, me gjasë u qëllua “indirekt dhe pa dashje” nga forcat izraelite, të cilat po synonin të qëllonin dikë tjetër.

Aysenur Ezgi Eygi, aktivistja 26-vjeçare u vra të premten pas një proteste kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Jonathan Pollak, një protestues izraelit që ishte dëshmitar i të shtënave.

Ushtria tha se hetimi i saj “gjeti se ka shumë gjasa që ajo është qëlluar indirekt dhe pa dashje nga ushtria izraelite, e cila nuk e kishte atë në shënjestër, por një nxitës të trazirave”.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga vrasja e Eygi, e cila po ashtu kishte shtetësi turke, dhe i kërkoi Izraelit të hetonte se çfarë ishte ndodhur.

Related Articles