Ahmed Sharif, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, tha se sulmet me raketa dhe artileri indiane vranë të paktën 31 persona.
Ai tha se 26 persona u vranë në sulmet me raketa, ndërsa pesë civilë të tjerë u vranë gjithashtu përgjatë Vijës së Kontrollit nga zjarri i artilerisë, raporton Associated Press.
Ai tha se Pakistani iu kundërpërgjigj zjarrit dhe shkatërroi disa poste indiane. Policia dhe mjekët indianë thanë se të paktën shtatë civilë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në bombardimet pakistaneze.