Ushtria ukrainase beson se forcat bjelloruse kanë marrë urdhër ta kalojnë kufirin

Ushtria ukrainase beson se forcat bjelloruse kanë marrë urdhër ta kalojnë kufirin

Shtabi Qendror i Ushtrisë së Ukrainës, ka bërë të ditur se bazuar në informatat që ka, forcat bjelloruse kanë marrë urdhër të kalojnë kufirin dhe të futën në Ukrainë.

Sipas njoftimit të postuar në Facebook, në një zonë të pyllëzuar, pak përtej kufirit me Ukrainën janë vendosur 38 brigada të ushtrisë së Bjellorusisë, aleates së Rusisë në luftën që ka nisur më 24 shkurt.

“Gjendja morale dhe psikologjike e parashutistëve është jashtëzakonisht e ulët. Oficerët dhe ushtarët nuk duan të luajnë rolin e mercenarëve rusë. Një numër i konsiderueshëm ka folur për ndërprerjen e kontratave, afati i të cilave skadon kryesisht në maj”, ka thënë Ushtria ukrainase në një postim të enjten mbrëma.

Rusia ka hapur front të madh me Ukrainën, pikërisht duke sulmuar nga Bjellorusia. E gjithë lufta që po bëhet për kryeqendrën, Kievin, është falë sulmit nga Bjellorusia. Kievi është më pak se 200 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.

Ukraina në veri kufizohet me Bjellorusinë.

Related Articles