Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.