Vaji i vogëlushit ukrainas duke u larguar në drejtim të Polonisë

Vaji i vogëlushit ukrainas duke u larguar në drejtim të Polonisë

Në më shumë se 10 ditë nga Ukraina janë larguar të paktën 1.7 milionë njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra. Fotoreporterë nga e gjithë bota sjellin pamje të momenteve të dhimbshme nëpër kufij apo stacione treni ku familjet ndahen duke mos e ditur nëse do të mund të ribashkohen sërish.

Së fundmi është publikuar një tjetër video prekëse. Një djalë i vogël shihet ndërsa kalon kufirin në Poloni, duke qarë.

Vogëlushi është i veshur trashë pasi janë të ftohta këto ditë lufte në Ukrainë dhe në dorë mban një qese në të cilën ka një lodër.

Nuk dihet nëse djali i vogël është i vetëm apo i shoqëruar nga të afërm të tij. Shumica e refugjatëve kanë ikur nga Ukraina në Poloni, ndërsa të tjerë kanë kaluar në Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.

Related Articles