Sot po mbahet një mbledhje komemorative përkujtimore për jetën dhe veprën e ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, i cilivdiq të martën në moshën 78-vjeçare.
Vajza e tij, Shota Bukoshi, tha se babai i saj, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin”.
“Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, u shpreh Shota.
Ajo foli edhe për periudhën e sëmundjes që e goditi Bukoshin.
“Në vitet e fundit kur ai u përball me një sëmundje të rëndë, ne njohëm edhe një baba tjetër: luftëtarin që sfidonte sëmundjen me të njëjtën vendosmëri me të cilën përballonte vështirësitë që i sillte politika. Deri në fund të jetës së tij, ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje dhe të mos tërhiqesh përballë asnjë pengese”.
“Në dhimbjen tonë, është një ngushëllim i madh të shohim se vepra e tij dhe kontributi i tij po vlerësohen”, tha Shota Bukoshi. / Gazeta Enigma.