“Vajza e fshehtë” e Putinit mbyll Instagramin pas komenteve të ashpra

“Vajza e fshehtë” e Putinit mbyll Instagramin pas komenteve të ashpra

“Vajza e fshehtë” e Vladimir Putinit ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram për shkak të reagimeve të ashpra rreth luftës Rusi-Ukrainë.

Këtë javë, Instagramit i 18 vjeçares, Luiza Krivonogikh, u vërshua me komente ofenduese nga përdoruesit duke e përshkruar atë si ‘bijë e djallit’ dhe si ‘kriminel lufte’.

Një koment tjetër thoshte: “Ajo është fajtore për bashkëpunim pasiv. Është njësoj si shumica e gjermanëve në periudhën naziste”.

Përdorues të tjerë të internetit i kërkuan asaj që të kontaktojë babanë e saj të përfolur dhe ‘ta bindë atë të mos vrasë’.

Luiza – e cila mban edhe mbiemrin Rozova, tashmë ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, e cila kishte grumbulluar 84 mijë ndjekës.

Asnjëherë nuk është konfirmuar nëse Putin është me të vërtetë babai i Luizës, por, nga ana tjetër, ajo kurrë nuk e ka mohuar këtë gjë.

Nëna e saj, e cila zotëron një pronë prej 3.1 milionë funtesh në Monako, gjithashtu nuk i ka komentuar pretendimet se vajza e saj ka lindur nga lideri i Kremlinit, shkruan MetroUk, transmeton Gazeta Enigma.

Alina Kabaeva and Vladimir Putin at an event in Kremlin

Related Articles