Gjiltina Isufi është vajza e veteranit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ahmet Isufit, e cila është shpallur studentja më e suksesshme e gjeneratës në programin “Master of Science in Architecture” në universitetin KU Leuven në Belgjikë, duke fituar titullin laureat.
E ky sukses i saj sigurisht se i ka gëzuar prindërit e saj.
“Gjiltina ime, Laureate of the Year 2020-2022!”, ka shkruar në “Facebook” nëna e Gjiltinës, Shuki Bajrami.
Në këtë punim, para të gjithë universitetit dhe jurisë së jashtme, Gjiltina shpalos të errëtat e burgut politik të Gjilanit ku janë torturuar shumë qytetarë e aktivistë politik shqiptarë, shpesh herë deri në vdekje.