Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se vajza e ish-luftëtarit të UÇK-së, Nikë Hiseni, Dorentina, i është bashkuar AAK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Haradinaj njoftoi se Dorentina Hiseni do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Bashkëluftëtari Nikë Hiseni është një burrë i dëshmuar në ditët e vështira, i zgjedhur për disa mandate me radhë si asamblist në Komunën e Gjakovës, ndërsa familja Hiseni nga Neci është një ndër familjet më të respektuara në Gjakovë”, tha ai.
“E kam nder të mirëpres në listën e Aleancës vajzën e Nikës, Dorentinën, e cila përfaqëson brezin e ri të Aleancës, të rinj profesionistë e ambiciozë për ta çuar Kosovën përpara. Dorentina është juriste me përvojë, dhe angazhimi i saj sjell profesionalizëm dhe energji të re në listen tonë”.
