Ish-katërshja e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, sot thanë fjalën e fundit para trupit gjykues në Hagë.
Me këtë rast ka reaguar Gresa, vajza e këtij të fundit, e cila tha se e drejta për të jetuar i lirë nuk është krim.
“Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
4 çlirimtarë
4 fjalime të fuqishme
4 mësime historie
Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri.
E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim.
