Vajza e Kadaresë me zemër të thyer reagon për vdekjen e babait

Vajza e Kadaresë me zemër të thyer reagon për vdekjen e babait

Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ka reaguar për vdekjen e babait të saj.

Ajo ka postuar në Facebook poezinë “Kohë e pamjaftueshme”, të Kadaresë.

Gjatë ditës ka pasur shumë reagime për vdekjen e Kadaresë, madje kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Më poshtë është poezia e Ismail Kadaresë e postuar nga vajza e tij.

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik,

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

Ismail Kadare

Related Articles