Vajza e ministrit rus të mbrojtjes Sergey Shoigu, ka postuar një video të saj dhe vajzës së saj gjashtëmuajshe të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës
Ksenia Shoigu, 31 vjeç, nuk i ka dhënë mbështetje të fortë luftës së babait të saj dhe deri më tani ka refuzuar të postojë ndonjë imazh, simbol apo video të propagandës ruse të shpërndarë gjerësisht nga elitat e tjera në mediat sociale.
Në vend që të postonte shenjat “Z” emblematike të propagandës së Kremlinit që mbështeste “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, Ksenia postoi foto dhe video të saj me vajzën e saj Milana dhe nuk e trajtoi drejtpërdrejt konfliktin.
Videoja sugjeron se ajo është e shqetësuar për luftën e shkaktuar nga forcat e armatosura të babait të saj, megjithëse nuk është e qartë nëse bashkërendimi i ngjyrave ishte thjesht një rastësi apo një ‘dredhi’ e marrëdhënieve me publikun në dritën e zemërimit që ajo ka ndier në internet.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Ksenia pranoi se jeta e saj ndryshoi nga lufta, por nuk shprehu mbështetjen e saj të plotë për inkursionin ushtarak të babait të saj në vendin fqinj, transmeton Klankosova.tv.