Sylvinho ka qenë padyshim arkitekti i kësaj Kombëtareje që arriti një kualifikimim spektakolar. I ardhur në janar të këtij viti në pankinën kuqezi, trajneri brazilian ia doli që brenda 11 muajve të shkruante historinë.
Një gëzim të madh ka përjetuar vetë trajneri, por edhe familjarët e tij. Sidomos vajza e Sylvinhos, Tati, duket se është emocionuar shumë teksa nuk ka mbajtur dot lotët pas kualifikimit të Kombëtares shqiptare të cilën e drejton babai i saj.
Si fillim ka shpërndarë foton e FSHF-së pas kualifikimit, teksa më vonë emocionet shihet në bisesdat e Whatsapp. Tati tregon foton e saj që është e përlotur. “Dhe jam duke qarë në një lokal”, i shkruan vajza e trajnerit brazilian personalit me të cilin po bisedon.