Vajza me probleme psikike rrah nënën në Gjilan

Vajza me probleme psikike rrah nënën në Gjilan

Një person i gjinisë femërore është arrestuar dje në Gjilan, pasi kishte ushtruar dhunë fizike mbi nënën e saj.

Sipas raportit të Policisë, e dyshuara vuan nga probleme psikike. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është ndaluar dhe dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan

‘’ Gjilan 09.06.2023 – 10:00.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psikike për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara   me vendim  prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan.’’ Thuhet ne raportin e Policisë.

Related Articles