Vajza në Prishtinë e çon babanë në Polici, thotë se e kërcënoi përmes WhatsApp-it

Vajza në Prishtinë e çon babanë në Polici, thotë se e kërcënoi përmes WhatsApp-it

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga prindërit, partnerët dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një 19-vjeçare ka denoncuar babanë e saj për kanosje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 53-vjeçari dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjetit social WhatsApp, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te vajza.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles