Në një tokë në Maqitevë të Suharekës dikush gërmoi pasi që në të besohet se ka edhe diçka më të vlefshme.
Pronarja e kësaj toke tha se në të ka pasur më parë varreza ilire, por që nuk ka thesar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit të cilët nuk arritën ta kapin asnjë person.
Por, sipas tyre, një veprim i ngjashëm ndodhi edhe në shtator të vitit të kaluar, ku për ketë veprim arritën të arrestojnë një person.
Rasti me urdhër të prokurorit u cilësua “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.