Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht vaksinimi është duke vazhduar me intensitet të shtuar, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MSH-së, numri i pacientëve që vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor.
Tutje, MSH-ja u ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18-vjeç që të vaksinohen.
“Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19.”