7 mijë e 348 qytetarë e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë, shkuan Gazeta ‘Enigma’.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin 24-orësh.
Numri i dozave të administruara gjithsej është 1.532.585 vaksina.
Të vaksinuar me dozën e parë janë 834.857 qytetarë, teksa me te dyja dozat deri më tani janë vaksinuar 697.728 qytetarë.
Në ndërkohë, brenda ditës janë shënuar 16 raste të reja me virusin COVID-19.
33 qytetarë janë shëruar, teksa nuk është raportuar për të vdekur. /Gazeta Enigma/