Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informon se siç ishte paralajmëruar, deputetët përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, të premten u vaksinuan me vaksinën “Sputnik”.
“Me ndërtimin e imunitetit kolektiv, kontribuohet kah menaxhimi i suksesshëm i pandemisë. Kjo është përgjegjësi e përbashkët, dhe suksesi është në vaksinimin masovik. Është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në tejkalimin sa më të shpejtë të sfidës COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
“Deputetëve iu është caktuar që të vaksinohen me vaksinën Sputnik V dhe kjo nuk është e përgjegjshme dhe e ndershme nga ana e ministrit pasi është dashur që të na jepet mundësi të zgjedhim mes Pfizer dhe Sputnik V. Kjo është gënjeshtër pasi jemi vendosur para aktit të kryer pa mos u konsultuar.” ka thënë mes tjerash Trajanov pas vaksinimit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, gjatë vaksinimit u shpreh i revoltuar, pasi siç tha, deputetëve nuk ju është dhënë mundësia të zgjedhin cilën vaksinë ta marrin.
Ndryshe, numri i personave që janë vaksinuar në Maqedoninë e Veriut ka kaluar mbi 40 mijë.