Kryeshefi i Stafit të Qendrës Emergjente në Prishtinë, Isuf Bajrami, ka konfirmuar se stafi i kësaj qendre ka marr vaksinën antiCOVID-19.
Ai tha se ka pasur disa përjashtime të atyre që nuk janë vaksinuar duke thënë se kanë qenë në fazën past-COVID.
Por përveç kësaj, ai ka theksuar se kanë pasur edhe dy-tri raste që kanë hezituar të vaksinohen me AstraZeneca për shkak të lajmeve të shumta rreth kësaj vaksine.
“Stafi është vaksinuar ka disa përjashtime që nuk janë përjashtuar për shkak se ka ë qenë në fazën past-COVID ose janë disa raste që kanë pasur një lloj rezerve duke marr parasysh që ndaj vaksinës AstraZeneca është bërë anti-propagandë dhe ndoshta nga frika kemi dy tri raste që kanë hezituar ta marrin vaksinën duke pritur se do të vijë vaksina Pfizer, Biotech”, tha ai.
Bjarami tutje tha se rreth 60% e stafit të Qendrës Emergjente kanë qenë të infektuar me COVID-19, duke përfshirë dhe atë.
Ai tha se prej COVID-19 ka humbur jetën edhe njëri prej shoferëve të kësja qendre.