Vala e të nxehtit afrikan edhe javën e ardhshme: Temperaturat maksimale deri në 40 gradë Celsius

Vala e të nxehtit afrikan edhe javën e ardhshme: Temperaturat maksimale deri në 40 gradë Celsius

E ndikuar nga masat ajrore afrikane, vala e të nxehtit që ka përfshirë rajonin tonë, do të mbretërojë edhe javën e ardhshme.

Kështu bën të ditur Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Në njoftim thuhet se moti do të përshkohet me vranësira të pakta, erëra kryesisht të lehta herë pas here të rrëmbyeshme nga drejtime të ndryshme, ndërsa temperaturat minimale për herë të parë deri më tani këtë vit do të ulen deri mbi 20°C, kur edhe do të regjistrojmë netët e para tropikale.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 33°C – 38°C, madje ekstremet maksimale lokalisht mund të shënojnë edhe 40°C.

Related Articles