Valencia e trondit Atletico Madridin në njërën prej rikthimeve më të çmendura

Zëvendësuesi Hugo Duro e ka shpëtuar Valencian nga humbja kundër Atletico Madridit, duke i shënuar dy gola në kohën shtesë për ta arritur njërën prej rikthimeve më të papara nga 1:3 në 3:3.

Atletico po fitonte 3:1 deri në minutën e 92-të në Mestalla, falë golave nga Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Sime Versajko, por dy gola të shpejtë në kohën shtesë nga Duro, pasi Stefan Savic kishte shënuar autogol paraprakisht.

Ky barazim, i treti në pesë ndeshjet e fundit, e lë kampionin në fuqi në vendin e katërt në La Liga, pesë pikë mbrapa liderit Real Madrid.

Për dallim nga sezonet e kaluara, skuadra e Diego Simeones i pa pranuar hiç më pak se 13 gola në 12 ndeshje deri tani këtë sezon, që është e pazakontë për stilin e lojës së argjentinasit.

Valencia, e cila ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ngel e 10-ta me 17 pikë pas 12 ndeshjeve.

Në një ndeshje goxha të barabartë gjatë një ore lojë, Atletico e krijoi një epërsi prej tri golave.

Suarez e theu akullin për vizitorët kur e mposhti portierin me një goditje për toke pas një depërtimi në zonë në minutën e 35-të.

Savic shënoi në portën e vet nga afërsia në përpjekje për ta larguar topin nga zona pas një harkimi nga këndi në minutën e 50-të.

Griezmann e ktheu epërsinë e Atleticos me një gol mahnitës kur e mposhti portierin Cillesen me një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra largësi, pasi kishte vrapuar i vetëm me topin nga gjysma e fushës së vet.

Vrsaljko, i futur në lojë në vend të të lënduarit Trippier, e dyfishoi epërsinë për vizitorët duke e futur topin në rrjet në vijën e portës pas një tollovie në zonën e Valencias.

Duro, i cili hyri në fushë në minutën e 85-të në vend të Helder Costas, u shndërruar në hero për Valencian.

Ai e ktheu në lojë Valencian në minutën e dytë të kohës shtesë, kur shënoi pas një harkimi nga Jose Gaya.

Duro e barazoi rezultatin me një goditje tjetër me kokë në minutën e gjashtë shtesë, pas një harkimi nga Goncalo Guedes.

Trajneri Diego Simeone nuk mundi të shikojë më nga fusha duke ia kthyer shpinën lojtarëve.

VIDEO: https://player.streamkora.com/player/html/Avdl1D6EadJnT?popup=fromblocked&autoplay=1

Related Articles