Analisti i njohur kosovar, Valon Syla ka dal me një reagim për arrestimin e terroristit, Milan Radojçiq nga autoritetet e Serbisë.
Syla arrestimin e Radojçiqit e ka quajtur film.
Sipas tij, në fund Gjykata e Serbisë do të thotë se Radojçiqi e ka mbrojtur territorin e vendit.
Analisti ka kërkuar që të mos ngutemi duke u gëzuar.
POSTIMI I PLOTË:
Mos u ngutni, se arrestimi i Radocicit eshte film. Në fund del te Gjykatat Serbe, se ai e paska mbrojtur integritetin territorial të Serbisë në Kosovë, sepse ashtu e parasheh edhe kushtetuta serbe.
Mos u ngutni mu gëzu e mi hongër foret se marut.
Armiku nuk flen.