Gazetari Valon Syla sonte po deklarohet për sulmin që i ndodhi mbrëmjen e së martës nga tre persona, në lagjen Bregu i Dellit në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Ai mori trajtim në QKUK, ndërkohë që dyshimet e para për motivin e sulmit lidhen me një video të publikuar nga Syla për veturën që mori hoxha Mazllam Mazllami.
Syla tha se reagoi pasi sjellja e hoxhës sipas tij ishte e pakuptimtë.
“Sjellja e Mazllam Mazllamit është e pakuptimtë. Bon be që osht Jay Z, reper a showbiz. Dhuratë në kohën e Ramazanit….më shtini me reagu, a jeni hoxhollarë a biznesmenë. Në Ramazan duhet të tregohet modestia, të ndalen sharjet, të ndalet dhuna. A qenka kjo një pjesë e Islamit që nuk e dina?”, tha ai në Pressing.