“Valon Syla një ditë ka hypë mbi haubë” – Mirena kritikon zyrtarët e Prishtinës për qentë endacakë

 “Valon Syla një ditë ka hypë mbi haubë” – Mirena kritikon zyrtarët e Prishtinës për qentë endacakë

Analisti Ilir Mirena ka kritikuar zyrtarët e komunës së Prishtinës në lidhje me çështjen e qenve endacakë.

“Është edhe problemi i qenve, çka ndodhi me këtë projekt? U nis një projekt shumë pompoz me 50 euro për kush e merr edhe sot qentë sillen njësoj, kërkush nuk i adopton. Në mahallë te na janë qaty, nonstop sillen”, tha ai në “Pressing” të T7.

Mirena vazhdoi duke iu drejtuar Valon Sylës, të cilit i tha “ti e din, një natë ke hyp mbi kerr, mi haubë, tu ikë prej tyre”.

“Nuk është zgjidh ky problem. Është turp, skandaloze për një vend si Kosova, për një kryeqytet. Nuk besoj që në Evropë ka ndonjë kryeqytet që e ka këtë problem”, tha ai.

Related Articles