Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka shpërthyer me kritika ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën e transparencës para publikut, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Gjithashtu, Syla ka numëruar edhe disa tregues negativë ekonomikë, për të cilat përgjegjësinë ia vë Qeverisë Kurti.
“Qeveria Kurti s’paska pikë përgjegjësie e as transparencë ma të voglën publike. Ken në bisedime ska as komunikatë se lemo naj llaf publik me na tregu se çka pat e çka ndodhi”, ka shkruar ai.
Ai ka publikuar edhe një listë, siç e quan ai të tmerrit, që e ilustron Qeverinë Kurti.
“Banka Boterore dje e botoi raportin ku inflacioni për qershor ne Republikën e Albin Kurtit për produkte ushqimore është 19.1%. Rritja ekonomike nga Banka Botërore ne Kosove parashihet te kolapson me nën 4% (nga minimalja afro 5% deri në 10% për vjet sa ka qenë). Investimet komunale te Qeverise Kurti ne komuna, përfshijnë 4 komuna te VV dhe vetëm dy nga partitë tjera, një diskriminim plotë urrejtje. Edhe saktësisht 1 muaj nga sot ja nisë sezoni i vjeshtës dhe kjo qeveri nuk ka plan, nuk ka deshire, nuk ka aftësi dhe nuk ka njohuri si ti ndihmon Kosovës ta përballon krizën. Presidentja dhe Kryeministri janë dorëzuar dhe as nuk shihen as nuk dëgjohen gjalle. Kosova ka mbetur jetime”, ka shkruar Syla.
“Nuk është në rregull që politika me destabilizu e me sabotu ekonominë. Kjo Qeveri Kurti, madje ska as ofertë për vizion. Veç hakmarrje, mllef dhe paaftësi. Por me gjasë edhe që janë të poshtër dhe pa ndjenja as kombëtare, as tradicionale e as ekonomike. Për moderne e shpjegon vaji në tepsi dhe ministrat e Kurtit që ta çojnë mallin si dëshmitarë të jehovait. Se di a ja u çel dern dikush më, kur vinë me pamfleta partiake e dogmatike”, ka përfunduar ai.