Gazetari dhe analisti Valon Syla e ka kritikuar deputetin e PDK-së, Hisen Berisha për vizitën që I ka bërë në Zagreb, ambasadorit Martin Berishaj.
Syla tha se ky është një turp për Berishën.
“Brus Willisi i PDK’s paska dalë me Martin Berishēn pak. A thu çka i lidhë? Sa e kritika e ndaj tij, Hisen Berisha i shkon ne zyre. Garant për pashteta të Jugasllavisë s’kanë fol. Apo ndishta edhe për bereta tê kaltërta. Turp”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Berisha deklaroi sot se e ka vizituar Berishën për të bashkëbiseduar për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë.
“Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!”, ka thënë Berisha.