Gazetari Valon Syla, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mallin për ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Në fotografinë e publikuar, shihet Thaçi, ndërkohë që pas tij shihet edhe vetë Syla.
“Po na mungon Hashim Thaçi. Me të politika ishte HD. Une, qaty si në fotografi… Të fala“, ka shkruar Valon Syla.
Derisa, kujtojmë që aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.