Gazetari dhe analisti, Valon Syla, ka bërë një qëndrim publik për të sqaruar situatën në lidhje me edicionin e tretë të Big Brother, duke theksuar se kishte marrë një ofertë për të qenë analist në BBVK, shkruan Enigma.
Ai njoftoi se “kam pasur ofertë për të qenë analist në BBVK nga produkcioni dhe drejtori i Klan Kosovës dhe kemi negociuar një kohë,” por negociatat dështuan për shkak të disa bisedave teknike dhe financiare, të cilat nuk arritën të finalizoheshin.
Syla po ashtu përmendi angazhimet e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shtuar se “angazhimi është i madh për mua që nuk na dha shumë elasticitet të merremi vesh.”
Ai përfundoi duke theksuar se kjo është e vërteta lidhur me projektin dhe u uroi fat atyre që do të angazhohen në spektakël: “Paçin fat ata e na e na priftë e mbara.”
Ky qëndrim vjen në përgjigje të lajmeve të pasakta që janë shfaqur në media lidhur me angazhimin e tij në Big Brother.
Njoftimi i plotë: