Valon Tolaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga Pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore dhe koha e mbetur e mandatit të tij e kanë bërë të vlerësoj si të panevojshëm kontributin e tij më tutje në AKP.
Postimi i plotë i Tolajt:
Miq e kolegë,
Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin per doreheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues te AKP-se.
Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre.
Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje.