Skuadra e Dritës ka kaluar një raund në Conference League, pasi ka mposhtur Inter Turkun me rezultatin e përgjithshëm 3:1.
Në raundin e dytë, FC Drita po përballet me ekipin gjigant nga Belgjika, Antwerp.
Në takimin e parë, ndeshja mes Antwerp dhe Dritës në Belgjikë përfundoi me rezultatin e barabartë pa gola, 0:0.
Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka konfirmuar se ka pasur oferta jozyrtare për lojtarët e Dritës pas ndeshjeve në Evropë.
“Ka pasur edhe pas ndeshjes me Inter Turkun, por jo zyrtarisht. Ka pasur interesime dhe biseda, por jo zyrtare. Po presim që ato të jenë konkrete, ne i marrim në konsideratë vetëm zyrtaret, tani jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja e kthimit ndaj Antwerpit”, tha Zymberi në emisionin VAR në Tëvë1.
Kujtojmë se të enjten, Drita do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Antwerp në stadiumin “Fadil Vokrri”.