Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, po vazhdon fjalimin e tij në Izrael.
Ai u pyet se sa e mundshme është që armëpushimi në Gaza të mbahet.
Java e kaluar më ka dhënë “optimizëm të madh”, përgjigjet Vance, shkruan BBC
Do të ketë momente kur duket sikur gjërat nuk po shkojnë mirë, vazhdon ai, dhe kjo do të kërkojë ndërmjetësim, mbikëqyrje dhe monitorim.
“Tani për tani, ndihem shumë optimist”, thotë Vance.
“A mund të them me 100% siguri se do të funksionojë, jo,” shton ai.
Por nuk i bën gjërat e vështira duke bërë vetëm atë që është 100% e sigurt – i bën ato duke u përpjekur, deklaroi ai për shtyp.