Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë të njëjtat objektiva për luftën në Gaza, por gjithashtu kanë edhe disa mosmarrëveshje për mënyrën si arrihen këto objektiva.
Këto ishin deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance gjatë një vizite në Londër ku u takua me ministrin e jashtëm britanik David Lammy.
Numri dy I shtëpisë së bardhë tha se dy qëllimet kryesore të administratës amerikane janë që Hamasi të mos vazhdojë të sulmojë njerëz të pafajshëm dhe të zgjidhet kriza humanitare në enklavën palestineze.
“Nuk do ta dimë saktësisht se si ta zgjidhim një problem shumë të ndërlikuar… Nëse do të ishte e lehtë të sillnim paqe në atë rajon të botës, do ta kishim bërë tashmë”, tha Vance.
Zëvendëspresidenti amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndjekin Mbretërinë e Bashkuar dhe të njohin shtetin palestinez, nisur edhe nga fakti se atje nuk ka një qeveri funksionale.
Deklaratat e Vance mund të nënkuptojnë se mes Uashingtonit dhe Izraelit mund të ketë mosmarrëveshje për pushtimin e qytetit të Gazës. Megjithatë numri dy i shtëpisë së bardhë theksoi se nuk do të flasë për biseda private mes dy qeverive dhe shtoi se presidenti Donald Trump do të flasë vetë me median në një moment.
Ndërkohë shumë vende të tjera e dënuan vendimin e Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.
Kancelari Gjerman Fridrich Merz tha se Berlini Zyrtar do te ndaloje te gjitha eksportet e armeve qe Izraeli po perdor ne Gaza, nje goditje e ashper kjo ndaj vendimit te Tel Avivit. Kryeministri britanik e quajti vendimin e Gjermanisë një shpërblim ndaj terrorizmit.
Vendimi u dënua gjithashtu nga Bashkimi Europian, kryeministri britanik Keir Starmer dhe nga vetë familjarët e pengjeve që janë ende në Gaza, të cilët frikësohen për fatin e të afërmve të tyre.