“VAR” me telefon, referi anulon golin pasi rishikon aksionin në telefonin e një tifozi

“VAR” me telefon, referi anulon golin pasi rishikon aksionin në telefonin e një tifozi

Një video është bërë virale në internet, ku gjyqtari në një ligë të ulët në Serbi anulon golin e njërit ekip, pasi rishikon aksionin në telefonin e një tifozi që po e incizonte momentin e golit.

Pas ankesave, gjyqtari shihet pranë tifozit duke shikuar aksionin në telefon, dhe më pas duke anuluar golin, çka pasoi me festë nga ekipi kundërshtar.

Videoja është bërë virale në internet, pasi shihet si një version më i dobët i VAR-it në futboll.

Related Articles